Kryetari i Suharekës tregon çka bisedoi me ministrin e kulturës

1 minut lexim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është takuar me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës së ministrit në këtë qytet.

Siç ka treguar, Muharremaj, në këtë takim është diskutuar për projektet në Komunën e Suharekës, në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Sot ishte në vizitë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku, me të cilin biseduam për projekte të ndryshme të cilat pritet të realizohen në vazhdim”.

“Unë e kam shprehur gadishmërinë time, që të bashkëpunojmë gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, të martën. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pati luhatje tensioni kur po hynte në pallat, 61-vjeçarja bie për vdekje në hapësirën mes godinave

Story i radhës

KF Shkëndija me udhëheqësi të re (EMRAT)

Të fundit nga