Kryetari i Sindikatës: Policët në Veri po shërbehen me tri shujta në ditë, kanë uniforma e veshmbathje

December 12, 2022
1 minut lexim

Policët po qëndrojnë vazhdimisht në Veri, duke punuar në orare të zgjatura deri në 12 orë. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur se a po furnizohen me ushqim ata, pasi kjo çështje bëhet temë sa herë që nevojitet prani e shtuar e Policisë së Kosovës në Veri.

Zeqiri tha se policëve që po qëndrojnë në Veri po iu shërbehen tri shujta në ditë, derisa shtoi se ata janë të kompletuar me uniforma, veshmbathje e të gjitha pajisjet që i duhen atyre.

“Unë kam informacione që kanë ushqim dhe ata furnizohen me ushqim tri herë në ditë, tri shujta. Tri racione të ushqimeve jipen kur policët janë në plane operative. Ata janë të kompletuar me uniforma, veshmbathje dhe të gjitha pajisjet që iu duhen. Ushqimi poashtu iu shkon tri herë në ditë”, tha Zeqiri.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ka informacione që policët e vendosur në Jarinjë që 55 orë kanë mbetur pa ushqim dhe pa ndërrim.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta”, ka shkruar ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rreth 2 mijë serb janë larguar nga veriu”, gazetari tregon ç’po ndodh në Kosovë

Story i radhës

Vala e Covid-19 trondit spitalet kineze pas lehtësimit të masave të rrepta

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë