Kryetari i SASHK-ut: Ende s’ka marrëveshje me Qeverinë për grevë, pasdite pritet takim i ri

1 minut lexim

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski ka folur për grevën në arsim, duke thënë se deri në këtë moment nuk ka marrëveshje. Ai tha se presin takim gjatë ditës, ka sinjal se do të takohen pasdite në Qeveri.

“Pritshmëria jonë është që në interes të nxënësve, fëmijëve në çerdhe, në interes të kolegëve që janë në grevë, qeveria të gjej mënyra dhe mjetet që të plotësohen kërkesat e SASHK-ut”, tha Nedellkovski, raporton SHENJA.

Ai tha se pret që deri në mbrëmje të ektë rezultate të mira, ndërsa në rast se nuk ka marrëveshje, opinioni do të jetë i informuar.

“Deri në mbrëmje me siguri do të keni informacione”, shtoi Nedellkovski.

Story i mëparshëm

Ahmeti: Fadil Vata, tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut

Story i radhës

​Ademi urohet edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Mandati i dytë është shpërblim arritjet tuaja

Të fundit nga