Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nderon aktivisten Natasha Kandiq me Çelësin e Qytetit

April 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo do të bëhet sot në orën 16:00 në objektin e vjetër të Komunës.

Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, është një aktiviste serbe që ka punuar shumë për të drejtat e njeriut dhe ka bërë punë të madhe e cila ka shërbyer edhe për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Hagës.

Në Serbi është figurë kontroverse për shkak të punës dhe qëndrimeve të saj për të dëshmuar krimet e luftës të kryera nga Serbia.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Qindra besimtarë vizitojnë varrin e Papa Françeskut në Santa Maria Maggiore

Story i radhës

Faktorët që çojnë çdo çift drejt ndarjes, sipas ekspertit

Të fundit nga

Diazi bëhet prioritet i Al Nassr

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr, ka vënë në objektiv si prioritet sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Diazi mund t’i bashkohet Al Nassr këtë verë. Al
sqmken
ShkoLartë