kryetari i odes se farmacisteve qytetaret nuk kane nevoje te krijojne rezerva te barnave 62286fcff2e1e

Kryetari i Odës së Farmacistëve: Qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë rezerva të barnave

March 9, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi, thotë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të blejnë barna për të bërë rezerva, në këtë situatë krize ekonomike e të sigurisë.

Jakupi thotë se ka mjaftueshëm barna në Kosovë, pasi është shtuar importi javëve të fundit, që të krijohen stoqe të volitshme, të cilat nuk do ndikojnë as në çmim.

Ai tha, se nuk ka nevojë të blihen as barnat kundër ndonjë rrezatimi, pasi efektet e tyre, nuk mbrojnë të gjitha pjesët e trupit, në rast të ndonjë sulmi të rëndë sigurie.

I njëjti, foli edhe për botimin më të ri të Regjistrit të Barnave, që u promovua me 7 mars.

Sipas Jakupit, i njëjti botim, që ka rreth 750 faqe, ka përshkrim të detajuar për 817 lloje të barnave, sa janë tërësisht në Kosovë.

“I njëjti regjistër, do të shpërndahet falas nëpër të gjitha barnatoret, e qendrat mjekësore, me të cilin, më pas do asistohen profesionistët shëndetësor. Bashkë me Regjistrin e barnave, është botuar edhe Revista Farmaceutike, që ka të bëjë me Sigurinë e Produkteve Medicinale”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

si mund te heqe dore evropa nga blerja e naftes ruse 62286f5a1e736
Story i mëparshëm

Si mund të heqë dorë Evropa nga blerja e naftës ruse

ZIADIN SELA
Story i radhës

Sela: BDI emëroi ambasador në OKB njeriun që i ka përgjakur shqiptarët (VIDEO)

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë