kryetari i nendeges se bdi se ne gllumove i bashkohet levizjes demokratike se bashku me dhjetera anetare 67ad180aced27

Kryetari i nëndegës së BDI-së në Gllumovë i bashkohet Lëvizjes Demokratike së bashku me dhjetëra anëtarë

February 12, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Demokratike vazhdon të forcohet me kuadro të reja, ndërsa sonte ka njoftuar për një tjetër valë aderimesh nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Kryetari i nëndegës së Gllumovës, Blerton Nesimi, së bashku me një numër të konsiderueshëm anëtarësh, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Demokratike.

Në një kumtesë për opinionin, Lëvizja Demokratike thekson se ky proces po vijon me kalimin e kuadrove të pastër dhe profesionalë në këtë subjekt politik, duke theksuar se partia është e hapur për të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e BDI-së që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi aktual i kësaj partie.

“Lëvizja Demokratike është e vendosur që të vazhdojë me NDRYSHIMIN, duke punuar me kuadrot më të mirë. Ky NDRYSHIM do të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet lokale të këtij viti,” thuhet në kumtesën e partisë.

Kujtojmë se nga kjo nëndegë vjen edhe deputeti aktual i BDI-së, Blerim Bexheti, çka e bën këtë largim edhe më domethënës për procesin politik brenda kësaj partie.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

viktima e aksidentit ne caralleve ishte specialist i kirurgjise 67ad153a2ed44
Story i mëparshëm

Viktima e aksidentit në Carallevë ishte specialist i kirurgjisë

pa fitues derbi i liverpoolit 67ad18bacaf9a
Story i radhës

Pa fitues derbi i Liverpoolit

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë