Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shkruar, se sot nderojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e individëve që përballen me sfida të veçanta.
“Ata janë një pjesë e ndjeshme, por jetike e shoqërisë sonë, dhe, pavarësisht pengesave, potenciali i tyre për të kontribuar në çdo sferë të shoqërisë është i pakufizuar.
Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e mundësive të barabarta, inkluzivitetit dhe respektit për dinjitetin dhe diversitetin e çdo individi. Si shoqëri, kemi përgjegjësinë kolektive të sigurojmë këto mundësi dhe të angazhohemi për fuqizimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara. Kuvendi i RMV mbetet i përkushtuar për të kontribuar në këtë drejtim në çdo formë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Burimi: alfax.mk