Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Paris takohet me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Bruno Fuks

December 19, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të vizitës së tij në Francë, është takuar me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Bruno Fuks.
“Diskutuam angazhimin e vazhdueshëm të Francës për mbështetje të perspektivës europiane të rajonit, ku theksova se për Maqedoninë e Veriut integrimi në BE mbetet prioriteti ynë kryesor.
Shkëmbyem pikëpamjet për bashkëpunimin mes Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Francës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve dhe dialogut të frytshëm. Po ashtu, diskutuam për bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare për Frankofoninë, si dhe shprehëm gatishmërinë e ndërsjellë për të shtrirë bashkëpunimin në të ardhmen”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja heton përdorimin e router-ëve TP-Link nga hakerët Kinezë

Story i radhës

Gjesti i madh i Moratas

Të fundit nga

ShkoLartë