Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski uron 28 Nëntorin, Ditën e flamurit
Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Kumanovës, bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ua uroj ditën e flamurit shqiptar.
Me këtë rast, sot në sheshin e qytetit në Kumanovë është shënuar Dita e Flamurit Shqiptar, me një program të përshtatshëm kulturo-artistik, të organizuar nga shoqata “Java kulturore Shqiptare” – Kumanovë, me mbështetjen e Komunës.
Në këtë manifestim morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të shkollave komunale, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, si dhe interpretues të njohur muzikor nga qyteti, të cilët e pasuruan programin me performancën e tyre.
Një pjesë e të pranishmëve në shesh, përfshirë përfaqësues nga administrata komunale, patën rastin të dëgjojnë muzikë, performancë folklorike dhe poezi për nder të Ditës së Flamurit Shqiptar.