Kryetari i Komunës së Veriut të Mitrovicës Erden Atiq ndaloi ndërtimet në dy ndërtesa të financuara nga qeveria e Serbisë

July 27, 2023
1 minut lexim

Pas ndalimit të ndërtimit në ndërtesën e Universitetit që financohet nga Qeveria e Serbusë në javën që shkoi, sot komuna e veriut të Mitrovicës ka vulosur dhe ndaluar ndërtimet në dy ndërtesa, njëra sipas medieve serbe për persona në asistencë social e tjetra objekt shkollor, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Ky vendim erdhi nga kryetari (siç quhet jo legjitim) i veriut të qytetit Erden Atiq, ndërsa vula është vendosur nga inspektorati komunal i shoqëruar nga Policia, të cilët kanë vendosur shirita të verdhë përreth dy ndërtesave, ashtu që brenda javës janë ndaluar 5 ndërtime, tri prej të cilave me mjete të qeverisë së Serbisë.

Me vendim të Prishtinës me shirit të verdhë janë shënuar ndërtimet shumëkatëshe në rrugën “Vlada Çetkoviç” rreth 50m metra larg urës kryesore mbi Iber, ndërsa objekti tjetër ndodhet në rrugën “Andri Dinan” në afërsi të Qendrës Klinike spitalore, të dy këto objekte ndërtohen nga serbët.

Policia ka konfirmuar se ka asistuar në ndërprerjen e punimeve, ndërsa nga “pushteti lokal jo legjitim” nuk është prononcuar askush rreth këtyre rasteve.

Lidhur me rastet, nuk është prononcuar as kryetari jo legjitim që “fitoi” votat në zgjedhjet e prillit, ku serbët i bojkotuan ato, shkruan “Politika”.

Në javën e shkuar inspektorati ka ndërprerë punimet në tri vend-ndërtime që financohen nga Qeveria e Serbisë, tek Universiteti dhe shkolla fillore.

Sot janë ndërprerë punimet dhe janë vulos ato në ndërtesën për persona me asistencë sociale dhe një objekt shkollor, njoftojnë mediet në veri.

Këto vendime kanë shqetësuar qytetarët serb në Mitrovicë, që kanë vlerësuar se Prishtina “ ka ndërprerë punimet në objektin për studentë, nxënës dhe persona të rrezikuar nga gjendja sociale, duke mos mërzit se mjetet për ndërtim vijnë nga shteti i Serbisë, shkruan “Politika”.

Lidhur me ndalimin e ndërtimeve në objektet që janë financuar nga qeveria e Serbisë, Petkoviç ka theksuar se kryetari i rrejshëm Atiq po vazhdon të sillet si okupator, duke vendos zinxhir në objektet qëllimi i të cilave është ndihma për persona me asistencë dhe për faktin se shfrytëzues janë vetëm serbët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greqia demolon Serbinë dhe kalon në finale

Story i radhës

El Shaarawy pas sfidës me Sporting-un: Na pret një vit i vështirë

Të fundit nga

ShkoLartë