kryetari i komunes se gjakoves ardian gjini takohet me perfaqesues te kryqit te kuq dega ne gjakove 67d439947549b

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq – Dega në Gjakovë

March 14, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim pune Drejtoreshën e Kryqit të Kuq Dega në Gjakovë, Fllanza Bakija Lama, si dhe të rinj vullnetarë të kësaj organizate.

Gjatë diskutimit të përbashkët, Drejtoresha Bakija Lama informoi Kryetarin Gjini rreth realizimit të projektit “Promovimi i vlerave humane”.

Sipas Bakija – Lama, qëllimi i programit “Promovimi i vlerave humane” është ndërgjegjësimi dhe angazhimi i të rinjve në aktivitete që promovojnë humanizmin dhe solidaritetin.

Kryetari Gjini përgëzoi organizatën për punën e shkëlqyer, e në veçanti për këtë projekt në të cilin si vullnetarë janë të angazhuar nxënës të komunës së Gjakovës.

Pëerveç përgëzimit për punën e vazhdueshme, lidhur me këtë aktivitet, i pari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ofroi tërë mbështetjen e tij në, me theks të veçantë përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prokuroria e be se kryen hetime lidhur rindertimin e stacionit hekurudhor ne novi sad 67d438e15383e
Story i mëparshëm

Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

cfare ndryshimesh mund te ndjejne qente tek pronaret e tyre 67d43ac0bc5e1
Story i radhës

Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë