Kryetari i Komunës së Çairit priti në një takim Prindon Sadriun

min lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në një takim të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z.Prindon Sadriu.

Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Çairit, zonja Sermine Purrini dhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Vlorat Gashi theks të veçantë është vendosur në thellimin e bashkëpunimit institucional të Komunës së Çairit me njësi të pushtetit lokal të Republikës e Kosovës.

“Mysafirët i njoftova se tanimë institucioni ynë ka vendosur marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi me komuna kosovare, kemi realizuar edhe binjakëzime ndërkohë që jemi edhe në koordinim të vazhdueshme dhe kemi filluar realizimin e disa projekteve të përbashkëta me fonde ndërkombëtare. Gjithashtu vura në dukje se kultivimi dhe ruajta e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve lokale të të dyja vendeve është ajo që mund të çojë drejt mirëqenies, avancimit dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella e me këtë do të ngriten në një shkallë më të lartë edhe raportet shtetërore”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bashkë me mysafirët është vlerësuar që takimi i sotëm ishte tejet premtues dhe hap i madh përpara në hapjen e mundësive për të qenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KSI propozon heqjen e masës për posedim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit gjatë daljes nga Maqedonia

Story i radhës

Të mërkurën do të nisin në pistën e Barcelonës testet e para dimërore në Formula 1

Të fundit nga