kryetari i gjykates themelore ne prishtine priti ne takim perfaqesues te policise se kosoves 6967f8cf8730a

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës

January 14, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Ngadhnjim Arrni ka pritur në takim Nënkolonel Bastri Shabani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Nënkolonel Fatos Haziri – Shef i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, Major Bekim Bislimi – Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Kapiten Agron Haziri- Shef i Sektorit të Hetimeve, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit si dhe Toger Dafina Gashi- Shefe e Njësisë për Siguri në Pallatin e Drejtësisë.

Takimi kishte për qëllim vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në koordinimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e informatave, planifikimin e takimeve të rregullta dhe adresimin e çështjeve të përbashkëta që kërkojnë përmirësim, me synim rritjen e efikasitetit institucional.

Kryetari i Gjykatës, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit të mirëfilltë ndërmjet institucioneve për funksionimin normal të gjykatës dhe përmbushjen e përgjegjësive institucionale, si dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me garantimin e sigurisë në Pallatin e Drejtësisë, mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, si dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Gjykatës dhe Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke riafirmuar angazhimin për koordinim të vazhdueshëm në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te paraburgosurit ne ievp e durresit po zhvendosen drejt fierit 6967f6b426368
Lajmi i mëparshëm

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

limi flet per te kaluaren me alben i kam thene sme pelqen stili por vec me be dicka tjeter 6967f9f183bbb
Lajmi i radhës

Limi flet për të kaluarën me Albën: I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë