Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni shtroi drekë për kryetarin e BDi-së Ali Ahmeti dhe zv/ministrin e Brendshëm Nazim Bushi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, sot me nderime të larta e priti dhe në nder të tij i shtroi drekë udhëheqësit të popullit shqiptar dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti!

Bashkë me Kryetarin e Gjilanit, në pritje të liderit shqiptar ishin edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit Hekuran Rapuca dhe zyrtari i prokurimit Astrit Sherifi!

Ali Ahmeti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi dhe veprimtari i çështjes kombëtare Ismet Sylejmani.

Pas përfundimit të drekës, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në shenjë nderimi e respekti, mikut të tij Ali Ahmeti i dhuroi disa libra, në mesin e të cilave edhe një libër me portretin e Heroit të Kombit Rexhep Malaj.

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi për ngushëllime në Devajë të Vitisë

Story i radhës

Kiara Tito duket tërë shkëlqim në pamjet e para nga emisioni i saj i ri

Të fundit nga