kryetari i decanit kujton kuvendin verrat e llukes ishte pike kthese e bashkimit te shqiptareve 626e87a48c54e

Kryetari i Deçanit kujton Kuvendin “Verrat e Llukës”: Ishte pikë kthese e bashkimit të shqiptarëve

May 1, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar kuvendin madhëshor të pajtimit para 32 viteve në Llukë të Epërme.

Ramosaj ka shkruar se ky kuvend, jo që do mbetet në histori si kuvendi më i madh në historinë tonë kombëtare, por ishte edhe pikë kthese e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi.

“Sot, kujtojmë me respekt gjithë protagonistët e këtij kuvendi dhe kësaj lëvizje gjithëkombëtare, të filluar nga rinia studentore e kohës në Lumbardh të Deçanit, për të vazhduar në gjithë teritorin e Kosovës, më në krye atdhetarët dhe veprimtarët e mëdhenj prof.Anton Çeta, prof.Zekria Cana, klerë fetarë, intelektual, atdhetar e veprimtarë tjerë, e që kulmoj në tubimin më të madh që mbanë mend historia shqiptare dhe më gjërë, më 1 maj 1990 tek “VERRAT E LLUKES” në Llukë të Epërme!Sot, nderojmë me respektin më të lartë, gjitha familjet që shtrinë dorën e pajtimit, duke lënë anash ngatërresat, gjakmarrjen e vëlla vrasjen, dhe u bënë bashkë dhe bashkë u vunë në ballë të luftës për liri, e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, që pasoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë!

Kjo datë dhe kjo ngjarje, na bënë krenar me historinë dhe lavdinë e vendit tonë, të komunës sonë, të bashkëvendasëve tonë dhe akoma më shumë, na bënë krenar me madhështinë e shpirtit dhe zemrës së Kombit tonë.

Nderim dhe respekt i përjetshëm për levizjen gjithëpopullore të pajtimit të gjaqeve dhe Kuvendit historik të “VERRAVE TË LLUKËS”! “, ka shkruar Ramosaj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

culljah
Story i mëparshëm

Indrit Çullhaj superiorë në europianin e Bullgarisë

ne greqi kerkohet njohja e pavaresise se kosoves armakolas eshte realitet i pakthyeshem 626e87a8bfcc1
Story i radhës

Në Greqi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, Armakolas: Është realitet i pakthyeshëm

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë