Kryetari i Butelit Kostovski sonte ka realizuar një takim miqësor me banorët e Lubotenit

min lexim

Sonte, në një atmosferë miqësore, së bashku me drejtorin e Kadastrës së Shkupit, Dejan Mitrovski, zhvilluam një takim me banorët e Lubotenit për të diskutuar projekte të rëndësishme që pritet të sjellin përmirësime të dukshme në pjesë të komunës.

Sipas Kostovskit në fokus të diskutimit ishte mega-projekti për ndërtimin e ujësjellësit që do të lidhë Lubotenin dhe Lubancën, një investim i shumëpritur që së shpejti do të bëhet realitet. Ky projekt do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për banorët e këtyre zonave, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për investime të reja në shkollën fillore të zonës dhe prioritetet për asfaltimin e rrugëve të reja, projekte që synojnë të lehtësojnë qasjen dhe të përmirësojnë infrastrukturën rrugore.

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski para të pranishmëve ka rhënë se VMRO-DPMNE, me politikën e saj të ndershme dhe të sinqertë, arriti një mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke siguruar mbi 200 vota në Luboten. Ky rezultat përfaqëson një përparim historik dhe një tejkalim i temave tabu, duke dëshmuar besimin e rritur të qytetarëve në drejtimin e politikave lokale dhe nacionale.

Komuna e Butelit vazhdon të jetë një shembull i angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.

Story i mëparshëm

Jeni xhamia muze/ BDI: Të ndërpritet politika përçarëse

Story i radhës

Marjorie Taylor Greene do të punojë me strukturën e re qe do të drejtohet nga Musk dhe Ramaswamy

Të fundit nga