Kryetari i Butelit, Kostovski, paralajmëron ofanzivë ndërtimore këtë pranverë në Shkup Veri, Butel 2 dhe Vizbeg

January 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka paralajmëruar një ofanzivë të fuqishme ndërtimore për këtë pranverë, duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës në lagjet Shkup Veri, Butel 2 dhe Vizbeg.

Në kuadër të këtij projekti ambicioz, parashikohet asfaltimi i rrugëve të mëdha dhe kyçe, rindërtimi dhe ndërtimi i hapësirave për parkim, si dhe krijimi i këndeve të reja për rekreacion në hapësirat e përshtatshme.

“Sot ishim në terren dhe, në bashkëpunim me qytetarët, identifikuam nevojat kryesore për përmirësimin e infrastrukturës,” ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook Kostovski.

Komuna e Butelit po shënon ritme të reja zhvillimi. “Po ndërtojmë si kurrë më parë dhe po vendosim standarde të reja,” ka shkruar më tej Kostovski, duke përçuar një mesazh optimizmi për të ardhmen e kësaj komune.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Ulja e çmimit të energjisë, jo elektorale”, Rama: E kemi të sigurt fitoren e 10-të radhazi

Story i radhës

Kurti: Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë

Të fundit nga

​Telegram njofton partneritet me xAi të Musk

Shërbimi i mesazheve të enkriptuara, Telegram, ka hyrë në një partneritet me kompaninë e inteligjencës artificiale të Elon Musk, xAI. Duke e bërë të ditur marrëveshjen në rrjetet sociale, shefi i Telegram-it,
sqmken
ShkoLartë