SOVET NA OPSTINA BUTEL

Kryetari i Butelit Kostovski jep lajmin e mirë: Këshilli merr VENDIM për themelimin e një shkolle të re fillore në Vizbeg të Shkupit (FOTO)

August 22, 2023
1 minut lexim

Është marrë vendim historik për themelimin e një shkolle të re fillore komunale në vendbanimin Vizbeg të Shkupit! Kështu ka shkruar sot në profilin e tij zyrtar kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski.

Sipas Kostovskit sot gjatë mbledhjes së këshillit të komunës së Butelit janë marrë disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat themeli i shkollës fillore ishte një nga më të rëndësishmet pasi që bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“Vendim për themelimin e shkollës së re fillore komunale që do të mbajë emrin “Vizbeg” në vendbanimin Vizbeg të Shkupit po në Butel. Shkolla fillore “Vizbeg” do të organizojë dhe realizojë arsimin fillor nëntëvjeçar, në pajtim me Ligjin për arsimin fillor. Më në fund, pas shumë vitesh premtime, Vizbegu do të ketë shkollën e saj fillore komunale”, ka shkruar Kosotovski.

Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski po në këtë postim gjithashtu ka shkruar se këshilli i Komunës me të cilën ai udhëheq po punon dhe po merr vendime në interes të të gjithë qytetarëve të Butelit.

MARKETING

RENT A CAR

arrestohen dy persona ne gjilan gjuajten me arme ne dasme nje jave me pare 64e4c4b744280
Story i mëparshëm

Arrestohen dy persona në Gjilan, gjuajten me armë në dasmë një javë më parë

vucic serbia mbeshtet integritetin territorial te ukraines 64e4c91d5cd52
Story i radhës

Vuçiç: Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë