Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat Aleksandar Nikollovski dhe Zlatko Perinski, morën pjesë në nisjen e ndërtimit të Mega Parkut në lagjen Radishan.
“Pas dekadash me premtime boshe, më në fund po realizohet kërkesa më e madhe e banorëve të kësaj lagjeje. Ndërtimi i Mega Parkut ka nisur dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 10.000 m². Përveç parkut, do të ndërtohet edhe një shesh i madh dhe shtigje për këmbësorë me një sipërfaqe prej 4.000 m²”, ka deklaruar Kostovski.
Sipas kryetarit të Butelit, parku do të përfshijë një kënd të madh lojërash për fëmijë me dysheme të butë dhe një hapësirë të gjelbër prej 6.000 m². I gjithë kompleksi do të jetë i ndriçuar me ndriçim LED.
Mega Parku në lagjen Radishan është një projekt kapital që qytetarët e kanë pritur prej kohësh nga pushteti lokal. Komuna e Butelit dhe kryetari Darko Kostovski vazhdojnë të realizojnë projekte të mëdha – projekte që qytetarët e Butelit i meritojnë. Gjithashtu, pushteti lokal do të vazhdojë me aktivitete për përmirësimin dhe mbrojtjen afatgjatë të mjedisit jetësor.