Kryetari i Butelit Darko Kostovski u jep qytetarëve llogaridhënie për punën e realizuar tre vjeçare

December 18, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar banorët e komunës së tij për punët e realizuara gjatë tre viteve të mandatit përmes broshurave të shpërndara në të gjithë komunën.

“2000 raporte të shtypura ua shpërndamë sot qytetarëve të Komunës së Butelit!”, ka shkruar Kostovski, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas Kostovskit këtë vit, raporti i detajuar, llogaridhënia përfshin të gjitha projektet dhe arritjet e realizuara deri tani, duke u bazuar në premtimet parazgjedhore. Punën transparente dhe të përgjegjshme e kanë vlerësuar qytetarët e Butelit, të cilët tashmë kanë qasje në informacione të plota dhe të sakta për progresin e bërë.

“Kemi përgjegjësinë që të ruajmë dhe forcojmë rolin tonë si liderë në rajonin e Shkupit për sa i përket transparencës. Ky është dhe do të mbetet prioriteti ynë më i lartë,” ka shkruar më tej Kostovski.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski  thotë se raportet vjetore dhe llogaridhënia, që përmbajnë informacione të detajuara për zbatimin e programit parazgjedhor, ndihmojnë në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të hapur mes qytetarëve dhe administratës lokale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Olsa më tha…”, Xhuli zbulon se çfarë ndodhi dhe pse u largua papritur nga shtëpia e BBVK

Story i radhës

Aplikacioni Threads numëron 300 milionë përdorues

Të fundit nga

ShkoLartë