Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka nisur sot një projekt të rëndësishëm infrastrukture, asfaltimin e Rrugës 1 në lagjen Vizbeg. Kjo rrugë konsiderohet një nga më të mëdhatë në zonë, me një gjatësi prej mbi 700 metra, dhe përfshin edhe degëzimet e saj kryesore.
“Rruga 1 është një nyje kyçe për banorët e Vizbegut, pasi ajo shërben si rrugë qasëse drejt shkollës së re fillore komunale “Vizbeg”. Ky projekt është pjesë e përmbushjes së premtimeve ndaj qytetarëve dhe po realizohet me një dinamikë të përshpejtuar”, ka shkruar Kosotovski në faqen e tij zyrtare në facebook.
Sipas Kostovskit ky investim në infrastrukturë është pjesë e vizionit për një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm të komunës së Butelit.
“Ne po investojmë në të gjitha vendbanimet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë,” ka shkruar më tej ai.
Asfaltimi i kësaj rruge përfaqëson një hap të madh përpara në modernizimin e infrastrukturës lokale, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke rritur sigurinë për të gjithë përdoruesit.