Kryetari i Butelit Darko Kostovski ndau 3 milion e 500 mijë denar për klubet e sportit të komunës që menaxhon (FOTO)

October 3, 2023
1 minut lexim

“Po e ndihmojmë zhvillimin e sportit në komunën e Butelit si asnjëherë më parë. Sot ndamë 3 milion e 500 mijë denar për klubet e sportit që gravitojnë në komunën tonë”. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Sipas tij ndarja e mjeteve financiare është bërë në mënyrën më transparente të mundshme, me thirrje publike të publikuar në bazë të rregullores.

“Unë sinqerisht shpresoj se këto mjete financiare do të ndihmojnë klubet e sportit dhe do të stimuloj kampionë të rinj shtetëror, ballkanik, europian dhe olimpikë. Sporti është një faktor kyç për zhvillimin e një shoqërie më cilësore dhe më të shëndetshme, ndërsa rezultatet e larta sportive si asgjë tjetër ndihmojnë në ndërtimin e kombit dhe shtetit”, ka shkruar më tej Kostovski.

Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski gjithashtu ka informuar se komuna me të cilën ai udhëheq është komuna më sportdashëse në Maqedoni nëse llogariten sukseset e arritura sportive duke mos harruar të përmend se shumë shpejt Buteli do të jetë kampion edhe sa i përket infrastrukturës sportive.

Kostovski është zotuar se ai si kryetar dhe ekipi i tij i komunës së Butelit do të jenë partner të fuqishëm i të gjithë sportistëve dhe klubeve sportive të komunës së Butelit.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Norma vjetore e inflacionit të Turqisë mbi 60 % në muajin shtator

Story i radhës

X Social Media padit në gjykatë X, ish rrjetin social Twitter

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë