Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar kundër komenteve të Mickoskit!

November 4, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reagur kundër komenteve që ka bërë lideri i VMRO-së për buxhetin e vitit 2023, dhe për ndarjen e parave për projekte në rajonet me shumicë shqiptare në vend. Ahmeti ka deklaruar se ministrat shqiptarë në qeveri nuk angazhohen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët.

“Sepse ky nuk është ministër i njëanshëm. Është ministër i qytetarëve të RMV-së. Zv/kryeministi i Parë nuk ka vetëm një detyrë, por jo vetëm njëanshëm për infrastrukturë, por të gjithë Republikën. Ministri i Arsimit nuk ka vetëm një detyrë, të interesohet për avancim të arsimit shqip, por për avancim të gjithë arsimit në Republikë. Jo vetëm për historinë e shqiptarëve, por për historinë e shtetit dhe të komuniteteve”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Llukarevska: Në takimin e liderëve do të bisedohet për perspektivën evropiane, duhet të marrë pjesë çdo parti serioze

Story i radhës

ShBA’ja me ndihmë të re për ushtrinë ukrainase

Të fundit nga

ShkoLartë