Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur ngushëllime të thella për familjet pas vdekjes së hershme të dy të rinjve, Astrit Metaj dhe Bler Mehmetaj nga Shushicë e Ulët respektivisht Zabllaq të këtij qyteti.
Në telegramin e tij, Kryetari Ferati ka theksuar dhembjen e përbashkët dhe ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Istogut me të gjithë ata që i njohën të rinjtë.
“Të nderuara familje Metaj dhe Mehmetaj, në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj.
Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut bashke ndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët i njohën Astritin dhe Blerin”, ka shkruar FeratI.
Burimi: botasot.info