Kryetari Arifi dhe SHE “Vllaznia” ndihmojnë skamnorët

April 6, 2022
1 minut lexim

Komuna e Likovës në bashkëpunim me Shoqatën për Edukim “Vllaznia” ka shpërndarë pako për muajin e shenjtë të Ramazanit për gjithsej 62 familje. Veç kësaj u shtrua edhe iftar, aktivitet ky i cili realizohet ndër vite.

“Komuna e Likovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën për Edukim “Vllaznia”, ku në suaza të aktiviteteve të saj gjatë muajit të Ramazanit, shtroi iftar për jetimët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës, aktivitet ky tradicional për shumë vite me radhë, por i cili për shkak të pandemisë dy vitet e kaluara nuk u realizua. Përveç iftarit gjithashtu u realizua shpërndarja e 62 pakove ushqimore për 62 familje me jetimë si ndihmë shtesë për të begatuar sofrat e tyre gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Lusim Allahun që donatorët t’i shpërblejë, dhe njëkohësisht apelojmë që të përkrahen aktivitetet me jetimët, sepse nevoja është evidente në këtë drejtim”, shkruan kryetari i Likovës, Erkan Arifi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shkupi 2014”, Policia po kryen bastisje në disa lokacione, 4 persona nën hetim për fasadën e Qeverisë

Story i radhës

As More Russians Support Massacre in Ukraine, Here’s How Some Big Crypto Companies Respond

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë