Kryetari Ahmeti uron festën e flamurit, 28 Nëntori

“Në robni puna jonë është lufta. Në liri lufta jonë është puna” do të thoshte dikur Mit’hat Frashëri, fjalë që përshkruajnë më së miri rrugëtimin e kombit tonë, mentalitetin e drejtë të tij për të mbrojtur identitetin, trojet e të parëve, dinjitetin dhe synimin e ardhmërisë së ndritur të gjeneratave.

28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira.

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!

Burimi:________

Story i mëparshëm

Shqipëria 110 vite pavarësi, dhe shqiptarët 110 vite në padrejtësi

Story i radhës

Rama dhe Osmani drekojnë bashkë në Vlorë, a po shkrihet akulli mes tyre?

Të fundit nga