​Kryetarët e komunave të LVV-së: Ne po japim shembull si punohet ndershëm

October 5, 2024
min lexim

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetarët e komunave të qeverisura nga kjo parti paraqitën sukseset e tyre dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me nivelin qendror.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me nivelin qendror ka qenë jetik për realizimin e projekteve të rëndësishme, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Ai potencoi se përmes këtij bashkëpunimi do të realizohen projekteve kyçe, duke përfshirë ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe investimet në fushat tjera.

Bulliqi: Asnjëherë Llapi nuk ka marrë mbështetje më të lartë

“Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm me nivelin qendror ka qenë jetik për realizimin e projekteve shumë të rëndësishme në komunat tona, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve… Mund të them lirisht që asnjëherë Llapi nuk ka marrë mbështetje më të lartë dhe më të fortë nga niveli qendror duke dëshmuar rëndësinë që qeveria po i kushton hapësirës së zhvillimit tonë… Përmes këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me nivelin qendror, kemi realizuar dhe do të realizojmë projekte kyçe duke përfshirë ndërtimin e shkollave të reja, çerdheve të reja, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, investimet në energjinë efiçienete dhe fusha të tjera”, tha Bulliqi.

Edhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se komunat e udhëhequra nga LVV-ja kanë qenë shembull si punohet ndershëm. Aliu tha se duke parë sukseset e arritura nga këto komuna, qytetarët po i presin zgjedhjet e ardhmes lokale për t’i votuar prapë ata dhe për të zgjeruar qeverisjen edhe në komuna tjera.

Aliu: Ne jemi duke dhënë shembuj si punohet ndershëm

“Kosova përveç që e meriton një qeverisje kaq të dinjitetshme dhe të suksesshme siç është Qeveria Kurti, mendoj që Republika e Kosovës meriton përveç nivelin qendror edhe në atë lokal të ketë kryetar komunash edhe më shumë se që ka. Kjo do të ndodhë, sepse me këta kryetarë që kemi, ne jemi duke dhënë shembuj si punohet ndershëm, si jemi efikas në premtimet tona dhe realizimin e tyre… Me këto punë që po bëhen, besoj që shumicës së qytetarëve të Kosovës duke i parë sukseset tona nëpër komuna, iu ka mbetur merak dhe mezi i presin të vijë vjeshta e vitit të ardhshëm të zgjedhjeve lokale dhe t’iu japin një mandat më të gjatë për qeverisje lokale kandidatëve që do të nominohen nga LVV”, theksoi Aliu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjim i posaçëm i komunikacionit të hënën në Shkup

Story i radhës

Trump kthehet në vendin e atentatit të tij të parë, ish-presidenti do të mbajë fjalim në Pensilvani i shoqëruar dhe nga Elon Musk

Të fundit nga

ShkoLartë