kryesuesi i kpk se takohet me delegacionin e komisionit te venecias diskutohet vettingu 620405842df6c

​Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vettingu

February 9, 2022
1 minut lexim

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për vettingun në Kosovë, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow.

Në takim pati diskutime të frytshme për draftin e koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për vettingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë.

Komisioni i Venecias do të jep opinionin e tij gjatë muajit mars për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flet specialisti i naftës: Rritja e çmimit, pasojat janë mbi popullin

d0b2d0bcd180d0be d0b4d0bfd0bcd0bdd0b5 d0bed0b1d198d0b0d0b2d0b8 d0b1d0bed0bcd0b1d0b0 d0b7d0b0 d0b5d0bad181d0b3d180d0b0d0b4 620406a17c49f
Story i radhës

ВМРО-ДПМНЕ објави „бомба“ за ексградоначалникот на Бутел Смилевски, тој вели: „Меур од сапуница“

Të fundit nga

Dua Lipa të lë pafrymë me veshjen e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka përmbyllur turneun e saj të suksesshëm në Australi dhe Zelandën e Re, duke lënë pas një sërë performancash të paharrueshme. Pas një periudhe intensive
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë