Kryesisht mot me diell të premtën dhe në fundjavë

1 minut lexim

Kryesisht mot me diell parashihet ditën e premtë, megjithë kalime vransirash kohëpaskohe, kryesisht shtresore të larta.

Përreth viseve malore priten zhvillime vransirash lokale, që në perëndim të vendit vonë pasdite mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Orëve të mëngjesit priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës përgjatë luginave të lumenjëve. 

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Nga fundjava duke shkuar në ditët e para të javës vijuese mbetet më tutje mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime e diell. Kohëpaskohe kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta. Temperaturat maksimale mbeten më tutje të larta mbi mesatare, 18C e 21C, e minimalet zbresin në 4C e 7C.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dështoi takimi në Bruksel, gazetari i medias gjermane kërkon largimin e Lajçakut: Të vijë dikush tjetër që…

Story i radhës

Rezi ia lë fajin Rovenës për keqkuptimin mes Anës dhe Kevin

Të fundit nga