Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në kohë turbulencash gjeostrategjike

December 10, 2022
1 minut lexim

Shkup, 10 Dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim të përbashkët me ambasadorin Philip Ricker, këshilltar i lartë për procesin e negociatave në rajonin e Kaukazit në Departamentin e Shtetit dhe ambasadorin Michael Karpenter, Përfaqësues i Përhershëm i SHBA-së në OSBE në Vjenë.

 

Tema e takimit ishte kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, prioritetet dhe mundësitë që duhet të shfrytëzohen për t’u përballur me sfidat gjeopolitike, si dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

“OSBE-ja duhet të ketë një rol të pashmangshëm, do të thoja, kyç në menaxhimin, stabilizimin, por edhe në proceset e paqes pas konfliktit dhe ndërtimit të besimit në Ukrainë dhe në rajonin e OSBE-së më gjerë. Si kryesues i Organizatës, ne do të punojmë për të forcuar rolin e OSBE-së, për ta riafirmuar rëndësinë e saj. Vetë sfidat e bëjnë Organizatën sot më të rëndësishme se kurrë, dhe detyra jonë do të jetë ta ruajmë atë dhe të ofrojmë kushte të përshtatshme që ajo të funksionojë me potencialin e saj të plotë”.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se funksionaliteti dhe roli i përforcuar i OSBE-së, si organizatë rajonale e sigurisë, është veçanërisht i nevojshëm për të mundësuar mbështetjen në terren për përpjekjet për ndalimin e armiqësive dhe ruajtjen e stabilitetit në territorin e Ukrainës.

Në takim u rikonfirmua Partneriteti Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe postulatet bazë të bashkëpunimit të përcaktuara në Dialogun Strategjik që u mbajt në qershor të këtij viti, në Uashington. SHBA vazhdon me mbështetjen e fortë për Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë mbështetjen për kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Selektori i Anglisë lë gjithçka hapur

Story i radhës

Giroud: Po më kujtohej Belgjika e 2018

Të fundit nga

ShkoLartë