kryesia e kuvendit mblidhet te henen ne agjende caktimi i seances se radhes 6ae4dd4bc76cd

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

October 30, 2026
1 minut lexim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në sallën C-301.

Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës të seancës plenare të radhës.

Në mesin e pikave të propozuara janë tri projektligje që pritet të shqyrtohen në lexim të parë: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, ai për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, në agjendë është përfshirë shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së dhe PDK-së për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në këto komisione.

Në rend dite janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

saranda imeri akuza bashkeshortes se taravarit ia zuri vendin kandidates me note mesatare 9 44 ne unt 6ae4dce126627
Lajmi i mëparshëm

Saranda Imeri akuza bashkëshortes së Taravarit: Ia zuri vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT

studentet intimidohen me gjuhe kriminale rama kam mesazhe prej prinderve te tyre qe luten per ndihme 6ae4dd9bcf66c
Lajmi i radhës

“Studentët intimidohen me gjuhë kriminale”/ Rama: Kam mesazhe prej prindërve të tyre që luten për ndihmë

Të fundit nga

ShkoLartë