kryesia e bdi se jemi te palekundur ne kursin euroamerikan mirepresim mbeshtetjen amerikane per integrimin tone europian 646830525c817

Kryesia e BDI-së: Jemi të palëkundur në kursin euroamerikan, mirëpresim mbështetjen Amerikane për integrimin tonë europian

May 20, 2023
1 minut lexim

Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës ishte vizita në SHBA e kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan.

Vizita u vlerësua unanimisht si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën europiane, të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri.

Porositë pozitive nga Qeveria Amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin europian.

Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis.

Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen europiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim.

BDI edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj europianë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohet që kursi jonë euroamerikan është i palëkundur.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

20 21 maj ditet e votimit te raundit te dyte te qytetareve turq ne maqedonine e veriut 646825c594f04
Story i mëparshëm

20-21 maj ditët e votimit të raundit të dytë të qytetarëve turq në Maqedoninë e Veriut

horoskopi i dates 20 maj 2023 6468470f8bf12
Story i radhës

Horoskopi i datës 20 maj 2023

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë