15
Shkup, 27 tetor – Çarshia e Vjetër, si një prej pikave më të frekuentuara të kryeqytetit ballafaqohet me mungesë të tualeteve publike. Qytetarët dhe turistët shfrytëzojnë tualetet e xhamive dhe apo të kafiterive, ndërsa ka edhe nga ata që kthehen nëpër bujtinat ku po qëndrojnë, në pamundësi për të gjetur një tualet publik.
“Po, sepse u mundova të gjej një dhe nuk munda… Tani po shkoj te hosteli ku po qëndroj dhe më pas të vazhdoj”, u shpreh një turist
“Mungesë të madhe ka, se vijnë këtu në Çarshinë e Vjetër turistë, prej jashtë shtetit dhe qytetet e tjera. Mirëpo shpesh ankohen dhe kërkojnë për nevojat e tyre, mirëpo fatkeqësisht kjo Çarshi nuk ka vende publike. Mungon për shumë vite”, tha një qytetar.
Esnafi i Çarshisë, Bujar Dullovi thotë se për momentin problem paraqet mungesa e hapësirave se ku do të mund të ndërtoheshin tualetet publike.
“Kemi kërkuar dhe këmbëngulim që lokalet që nuk janë në shfrytëzim, që nuk kanë asnjë efekt, janë bodrume, është mirë të na ofrohen dhe t’i bëjmë toalete publike…05:10 Është ide e mirë për shembull, në vende që janë publike ku nuk pengon askund, është mirë, në kohën moderne, tash ëc-të publike bëhen ndër tokë. 05:30 ajo është një imagjinatë e shokëve tanë dhe arkitektëve, që ku nuk ka lokale lart, mundet edhe ndër tokë. Kështuqë kjo është mundësia që ne e japim për të bërë një punë. 03:22 Të gjithë I ngrejnë supet dhe thonë është një problem të cilin I kemi të dhëna lokalet”, deklaroi Bujar Dullovi, Esnaf i Çarshisë.
Kryetari i Komunës së Çairit thotë se lidhur me këtë çështje komuna nuk mund të bëjë asgjë, pasi kompetencat janë te Qeveria.
“Është kërkesë e kahmotshme, mirëpo Çarshia brenda, dhe çdo send, çdo vendosje, hapje të terrasave, ose ndonjë objekti edhe po të jetë I përkohshëm, nuk I kemi ne ingerencat si komunë e Çairit, por I ka ministria e transportit dhe lidhjeve dhe me një fjalë Qeveria. Për shkak se ju e dini në 2011 i merren kompetencat komunës së Çairit për të menaxhuar me Çarshinë, për shkak se shpallet kategori e zonës së parë të mbrojtur dhe ajo është nën kompetenca të Qeverisë”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.
Por Qeveria thotë se për ndërtim dhe mirëmbajtje të tualeteve publike përgjegjëse janë komunat. Nga atje na drejtuan te Qyteti i Shkupit.
“Toaletet publike dhe mirëmbajtja e tyre janë në kompetenca të komunave. Njëkohësisht ju drejtojmë që këtë pyetje ta parashtroni te Qyteti I Shkupit që janë kompetentë, me qëllim sa më shpejtë të zgjidhet çështja që është lëndë e interesit tuaj. Si Qeveri gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të angazhohemi për tejkalimin e kësaj mungese.” – Qeveria
Dërguam pyetje edhe te Qyteti i Shkupit, por nga atje, nuk e morën mundimin që të kthejnë përgjigje.
BURIMI: zhurnal.mk