Kryeprokurori i GJPN-së kundër krijimit të gjykatës speciale për krimet në Ukrainë

December 5, 2022
min lexim

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) kundërshtoi një propozim të Bashkimit Evropian për të krijuar një gjykatë speciale, të mbështetur nga OKB-ja, për të ndjekur penalisht krimet në Ukrainë. Ai tha se GJPN-ja është e aftë që të trajtojë në mënyrë efektive krimet e kryera atje.

Kryeprokurori Karim Khan kundërshtoi planin për të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar. Zyrtarja evropiane tha se duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndjekur penalisht pushtimin rus të Ukrainës.

“BE-ja e ka keqinterpretuar ligjin”, u tha Khan gazetarëve, teksa shtoi se institucioni ku ai punon është i aftë që të ndjekë penalisht figura të larta politike.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë, ka nisur një hetim lidhur me krimet e luftës në Ukrainë, por ky institucion nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – akti i pushtimit të një shteti tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, një traktat që ka krijuar këtë gjykatë.

Në njoftimin e saj, von der Leyen tha se është thelbësore që të merret miratimi nga Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të shmangen problemet e imunitetit. Krerët shtetërorë, sikurse ai rus Vladimir Putin, në përgjithësi konsiderohen se janë imunë nga ndjekja penale për aq kohë sa janë në pozita shtetërore.

Von der Leyen tha se BE-ja do të punonte me partnerët ndërkombëtarë “për të marrë mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare” për tribunalin, dhe po ashtu do të vazhdojë mbështetjen për GJPN-në.

Khan e pranoi se GJPN-ja nuk mund të ndjekë penalisht Putinin për krim të agresionit, por figurat e nivelit të lartë mund të ndiqen penalisht për krime lufte apo gjenocid.

“Ne duhet të shmangim fragmentimin dhe në vend të kësaj të përqendrohemi në punën e konsolidimit”, tha Khan gjatë adresimit para një trupi mbikëqyrës të gjykatës.

Që kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për shkelje, duke filluar nga vrasjet në Buça e deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj ndërtesave civile, përfshirë edhe bombardimin e teatrit në Mariupol më 16 mars, sulm në të cilin, sipas një hulumtimi të Associated Press, janë vrarë afër 600 persona./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë presidentja Vjosa Osmani, e pret ministrja Spiropali

Story i radhës

Rikthehet Bora Zemani: U përputha prapë me “Për’puthen”

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë