kryepolici hita pret ambasadorin e holandes merr leter edhe nga homologia knol bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar dhe nderkufitar 6a18647756a9c

Kryepolici Hita pret ambasadorin e Holandës, merr letër edhe nga homologia Knol: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar!

May 28, 2026
min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, priti sot (28 maj) në ambientet e institucionit, ambasadorin e Holandës, Reinout Vos dhe Oficerin e  Kontaktit të Holandës, i atashuar në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu ai mori prej tij letrën e urimit të dërguar nga homologia e tij, Drejtoresha e Policisë holandeze, Janny Knol.

Në letër ajo shprehet mes të tjerash se:

“Shpreh konsideratën time më të lartë për ju dhe Policinë e Shtetit shqiptar, dhe ju uroj shumë suksese në detyrën tuaj. Të dyja, Policia holandeze dhe Policia e Shtetit, bashkëndajnë angazhimin e lartë në luftën kundër krimeve ndërkufitare. Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona po forcohen vazhdimisht dhe jam e bindur se, nën drejtimin tuaj, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës do të vijojë të prosperojë.”

Ndërkohë gjatë takimit Drejtori Hita falënderoi Ambasadorin për praninë e tij në ambientet e DPPSh-së, si dhe përcolli nëpërmjet tij konsideratën e lartë reciproke për homologen e tij, drejtores Knol.

“Gjithashtu, Hita u shpreh se bashkëpunimi i strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese në Holandë ka dhënë rezultate konkrete në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, krijimin dhe funksionimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, shkëmbimin në kohë reale të inteligjencës kriminale, si dhe në gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar pas këtij takimi dypalësh.

Më tej, kryepolici ka theksuar edhe gatishmërinë absolute të tij dhe të Policisë së Shtetit “për të qenë plotësisht të hapur dhe të angazhuar për aspekte të ndryshme bashkëpunimi që do të referohen në të ardhmen nga Oficeri i Kontaktit”.

Ndërkaq, Ambasadori Vos uroi Hitën për marrjen e detyrës dhe vlerësoi vizionin e tij për drejtimin e Policisë së Shtetit, duke e garantuar për “mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të agjencive ligjzbatuese të Holandës, për përmbushjen e objektivave të përbashkët, si dhe për forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar, bazuar në besimin reciprok tashmë të fituar”.

Gjithashtu në fokus të takimit ishin prezantimi i vizionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “për një polici moderne, të besueshme dhe sa më pranë qytetarëve, si dhe afirmimi i angazhimit për një partneritet solid ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Holandë, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pdk synon nje qeveri me ldk e aak a do te jete fatmir limaj kryetar i ri i pdk se 6a1863f467672
Lajmi i mëparshëm

​PDK synon një qeveri me LDK e AAK: A do të jetë Fatmir Limaj kryetar i ri i PDK-së?

a jane shba te dhe irani afer paqes apo po kthehen ne lufte 6a1864cfcf08e
Lajmi i radhës

A janë SHBA-të dhe Irani afër paqes apo po kthehen në luftë?

Të fundit nga

ShkoLartë