Kryeparlamentari Xhaferi takim me kreun e Komisionit të Çështjeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës Beka Berisha

May 11, 2022
min lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me delegacionin e Komisionit të Çështjeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Kosovës, të paraprirë nga kryetari i Komisionit, z. Beka Berisha. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ilija Nikollovski.

Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës karakterizohen me bashkëpunim të shkëlqyer në fusha të shumta me interes të ndërsjellë, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, si edhe dialog të hapur dhe konstruktiv. Ai rikujtoi se në suazat e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës në mars të këtij viti, me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufcën u zotuan për realizimin e vizitave të ndërsjella dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve përkatëse të të dy kuvendeve.

Duke theksuar se të dy shtetet ndajnë përcaktimet dhe caqet e njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme, Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në parim i mbështet aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe në vazhdimësi shpreh gatishmëri për ndarjen e njohurive dhe përvojave të përfituara. Ai po ashtu e përsëriti qëndrimin afirmativ të vendit për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale. Potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut prej vitit 2007 siguron mbështetje logjistike për misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa në vitin 2020, si vend anëtar i Aleancës, në KFOR kontribuojmë edhe me kontingjent të ushtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi, po ashtu shprehu mbështetje për dialogun Prishtinë – Beograd në bazë të komunikimit të barabartë dhe në drejtim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme në mënyrë të ndërsjellë.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bekë Berisha shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, e sidomos në sferën e integrimeve euro-atlantike, dhe u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe këmbimin e qëndrimeve.

Nënvizoi se Kosova kushton vëmendje të veçantë ndaj ndërlidhjes infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me qëllim të ndërlidhjes dhe bashkëpunimit më të afërt ndërmjet dy vendeve miqësore.

Njëherazi, u kërkua mbështetja jonë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e BE-së.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, a mbi të gjitha trajnimet dhe arsimimin e kuadrove, këmbimin e përvojave në aktivitetet e përbashkëta stërvitëse, takimet e ekspertëve dhe ngjashëm. U theksua se pas agresionit rus të Federatës Ruse në Ukrainë, shtetet i rishqyrtojnë politikat e veta të sigurisë dhe është theksuar nevoja për aktivitete të përbashkëta në raport me kanosjet globale. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë në anën e vërtetë, me dënim të agresionit dhe mbështetjen e Ukrainës, popullit dhe institucioneve ukrainase.

Në takim u bë fjalë edhe për përfitimet nga seanca e parë e përbashkët ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si një impuls pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbindërtimin e interesave të ndërsjellë për bashkëpunim më të afërt.
N

ë fund të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo vizitë paraqet nxitje plotësuese për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral konstruktiv ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rexhepi i reagon Besës: E vërteta ime dikujt ia dogji bishtin!

Story i radhës

BDI: Njohja e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit përforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancën ndërfetare

Të fundit nga

ShkoLartë