Kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş arrin për vizitë në Maqedoninë e Veriut

December 21, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Numan Kurtulmuş, ka arritur për vizitë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Kurtulmuş dhe delegacioni shoqërues u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Maqedoni e Veriut-Turqi, Bejxhan Iljas, dhe figura të tjera relevante.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Kurtulmuş do të ketë takim kokë më kokë dhe midis delegacioneve me homologun e tij Afrim Gashi, ndërsa po ashtu do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Më vonë gjatë ditës së sotme, ai do të marrë pjesë në programin e organizuar me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të vizitës së tij treditore, kryeparlamentari turk do t’u adresohet studentëve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup dhe Universitetin e Tetovës. Ai po ashtu do të vizitojë monumente historike, si dhe do të ketë takime me liderët e partive politike turke.

Kurtulmuş gjithashtu do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në Shkollën Maarif në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit.

Komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut sot shënon Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke, pasi më 21 dhjetor të vitit 1944 në shkollën fillore “Tefeyyüz” në Shkup filloi mësimi në gjuhën turke. Me vendim të qeverisë së vendit, që nga viti 2007 kjo ditë është ditë jopune për komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë