ramazani 2022 uron kryeparlamentari talat

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nesër në Tiranë,në Konferencën e XVIII të Nismës Adriatiko – Joniane

May 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 6 maj 2022 do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e XVIII të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko- Joniane (NAJ).

Në konferencën e rregullt e cila këtë vit organizohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si kryesues i NAJ-it, krahas Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollës në cilësinë e mikpritëses së evenimentit dhe Kryetarit Xhaferi, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiq, Nënkryetari i Dhomës përfaqësuese i Republikës së Italisë, Etore Rozato dhe përfaqësues të parlamentit grek, Këshillit të Lartë të Përgjithshëm të San Marinos, si edhe sekretari i përgjithshëm i NAJ-it, Xhovani Kastellaneta.

Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit do të debatojnë në dy tema: “Integrimi evropian: Ballkani Perëndimor, vlerë e shtuar e rajonit Adriatiko-Jonian dhe e Bashkimit Evropian” dhe “Kultura dhe turizmi si prioritet në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të NAJ-it.”

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gates thote se musk mund ta beje twitter in me keq 6273bf4e84532
Story i mëparshëm

Gates thotë se Musk mund ta bëjë Twitter-in më keq

shba shkupi dhe tirana nuk ndahen bashke drejt integrimit europian 6273c25de5a9c
Story i radhës

SHBA: Shkupi dhe Tirana nuk ndahen, bashkë drejt integrimit europian

Të fundit nga

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë