Knezheviq: Hyrja e serbëve në qeverinë e Malit të Zi është e rëndësishme për proceset e ardhshme që do të sjellin stabilitet
Kryeparlamentari serb në Malin e Zi, Milan Knezheviq, tha se futja e serbëve në qeverinë e Milojko Spajiqit është e rëndësishme “në shumë aspekte” për shkak të “proceseve të ardhshme që duhet të sjellin stabilitet të brendshëm në Mal të Zi”.
Ai u mburr se “është shembur” narrativa se serbët që s’e njohin Kosovën s’mund të bëhen pjesë e ekzekutivit në Podgoricë.
“Për një kohë të gjatë në qarqet institucionale dhe joinstitucionale është përhapur narrativa se serbët që votuan për shtet të përbashkët në referendumin e vitit 2006, të cilët nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, të cilët avokojnë për marrëdhënie më të mira me Serbinë vëllazërore, për një politikë të jashtme të balancuar, nuk mund të jenë pjesë e autoriteteve ekzekutive, sado vota të kenë fituar në zgjedhje. Ky koncept është shembur dhe jam i bindur se nuk do të jetë më dominues në Mal të Zi“, tha Knezheviq për Veçernje Novosti.
Duke folur për faktin se Kroaci e ka shpallur atë të padëshirueshëm, Knezheviq tha se Zagrebi e bëri këtë për shkak se serbën hynë në qeveri.
“Eliminuan çdo mundësi që përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kroacia të ishin në qeveri“, tha Knezheviq.