Kryeparlamentari Konjufca takoi në Francë homologen Braun-Pivet

July 20, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Francë, ka takuar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, transmeton Anadolu.

Konjufca i shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, dhe Këshilltari Donik Sallova, ka takuar më edhe nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit, dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

“Në këtë takim miqësor dhe të frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve tona parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror”, theksoi Konjufca.

Konjufca theksoi se Kosova është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike “si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”.

Tutje ai tha se homologen Braun-Pivet e falënderoi për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që Kosovës i ka sjellë sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon.

Në vazhdë të kësaj vizite Konjufca takoi edhe Kryetarin e Senatit Francez, Gerard Larcher, me të cilin tha se ka biseduar për çështje me rëndësi të dy vendet.

“Gjatë kësaj bisede diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet mes vendeve tona që janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë”, theksoi Konjufca.

Në takimin me Larcher, Konjufca ka thënë se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj edhe i ka shprehur atij “interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Portugali-Spanjë, lidhja përmes linjave hekurudhore vlerësohet e pamjaftueshme

Story i radhës

Shkupi kualifikohet 

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë