Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vizitojë sot Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Në kuadër të kësaj vizite ai do të realizojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit në vendiin tonë.
Gjatë paraditës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Ndërsa, në mesditë Gashi do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Burimi: TV KLAN