kryeparlamentari gashi viziton institutin e transfuziologjisethekson rendesine e perkrahjes institucionale per sektorin shendetesor 680111d3a7d37

Kryeparlamentari Gashi viziton Institutin e Transfuziologjisë,thekson rëndësinë e përkrahjes institucionale për sektorin shëndetësor

April 17, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska, vizituan sot Institutin e Transfuziologjisë, ku u pritën nga drejtori Amir Elezi dhe stafi profesional i institucionit.

Gjatë vizitës, Gashi u informua nga afër mbi punën e përditshme dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion jetik për sistemin shëndetësor të vendit. Ai theksoi se Instituti i Transfuziologjisë ka një rol të pazëvendësueshëm në ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe se përkushtimi i stafit nuk ka një çmim.

“Nga afër pamë përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve të këtij institucioni. Diskutuam për sfidat me të cilat përballen dhe për mënyrat se si mund të përmirësojmë kushtet e punës dhe të ofrojmë mbështetjen e duhur institucionale”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu vlerësoi lart punën e personelit mjekësor dhe u zotua për mbështetje konkrete në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

https://www.facebook.com/share/1EdbqtFhow/

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

aktori i famshem duket i panjohur si mafioz ne xhirimet e nje filmi te ardhshem 68010d9e4237d
Story i mëparshëm

Aktori i famshëm duket i panjohur si mafioz në xhirimet e një filmi të ardhshëm

gashi se bashku me deputetet sali dhe stojanovska vizitojne institutin e transfuziologjise 680111d725f70
Story i radhës

Gashi së bashku me deputetët Sali dhe Stojanovska vizitojnë Institutin e Transfuziologjisë

Të fundit nga

Zona e çmilitarizuar në Ukrainë: shans apo iluzion?

SHBA propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar në Ukrainë të kontrolluar nga Ukraina dhe Rusia.  Është një zonë e vendosur 15 kilometra nga fronti aktual në të dyja anët, midis forcave të armatosura të Ukrainës
ShkoLartë