Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadoren e Suedisë, Ami Llarson Xhein.
“Gjatë këtij takimi, diskutuan temat e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
E vlerësova mbështetjen që Suedia ka ofruar për proceset e integrimit të RMV-së në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për promovimin e paqes dhe demokracisë në vend. U pajtuam që të vazhdojmë të punojmë ngushtë për të thelluar këtë bashkëpunim”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Burimi: alfax.mk