Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emër të kuvendit, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune.
Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kuvendi i RMV shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk