12
Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij i Kosovës, Glauk Konjufca.
Ky takim vjen pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut disa ditë më parë, ku dhe u firmosën tri marrëveshje të rëndësishme.
BURIMI: zhurnal.mk