kryeparlamentari gashi pret ambasadoren e sllovakise iveta hricova u riafirmuan marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve 6a75e6a1e1348

Kryeparlamentari Gashi pret ambasadoren e Sllovakisë, Iveta Hricova: U riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve

August 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin evropian të vendit.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar.

“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve dhe biseduam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në rrugën evropiane të vendit”, shkroi Gashi.

Kryeparlamentari shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë vazhdimisht Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian.

“Shpreha mirënjohjen për përkrahjen e qëndrueshme të Republikës së Sllovakisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur bukuria dhe stili behen nje oriola marashi merr vemendjen 6a75e401190ec
Lajmi i mëparshëm

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

ish kryeministri georgievski gjyshi im ka lindur ne qustendill te bullgarise 6a75e7ee303a0
Lajmi i radhës

Ish-kryeministri Georgievski: Gjyshi im ka lindur në Qustendill të Bullgarisë

Të fundit nga

ShkoLartë