kryeparlamentari gashi ne takim me markos perestrellon kryetarin e asamblese parlamentare te nato s 67f0269bae104

Kryeparlamentari Gashi në takim me Markos Perestrellon, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

April 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot pasdite realizoi takim me Markos Perestrellon, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Perestrello po qëndron për vizitë në Shkup para mbledhjes së nesërme të Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s, e cila këtë vit po zhvillohet në Kuvendin e RMV-së.

Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë që takimi po realizohet pikërisht në ditën e NATO-s, kur shënohet 76-vjetori i Aleancës. Ai theksoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut javën e kaluar shënoi një jubile të vogël, pesëvjetorin e anëtarësimit të plotë në NATO, që simbolizon pesë vite përkushtim të plotë ndaj vlerave euroatlantike dhe investimeve në kapacitetet tona ushtarake.

Kryetarët Gashi dhe Perestrello shkëmbyen mendime edhe për rëndësinë e dimensionit parlamentar të NATO-s. Në atë kontekst u theksua se edhe AP e NATO-s po shënon një jubile – 70 vjet nga themelimi, i cili do të shënohet në mënyrë të duhur në Samitin e Aleancës në Bruksel, në qershor.

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

truecaller arrin 450 milione perdorues 67f0256e0697c
Story i mëparshëm

Truecaller arrin 450 milionë përdorues

degjohet zeri i safije sadiku shahini fyerjet ndaj shqiptareve nuk kalojne mkk kumanovo denohet me dy ndeshje pa tifoze dhe gjobe prej 32000 denare 67f0269e8752d
Story i radhës

Dëgjohet zëri i Safije Sadiku Shahini, fyerjet ndaj shqiptarëve nuk kalojnë: MKK Kumanovo dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 32,000 denarë

Të fundit nga

Sot vranët, me riga të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të sjellin riga të dobëta shiu.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë