Kryeparlamentari Gashi në Senatin Italian: Grupi bilateral, ura e miqësisë me Ballkanin

May 8, 2025
1 minut lexim

Gjatë qëndrimit zyrtar në Romë, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim ashi ka zhvilluar takim edhe me znj. Ema Pavanelli, senatore dhe kryetare e Grupit bilateral për bashkëpunim me vendet e Ballkanit.

“Reflaktuam mbi marrëdhëniet shumëvjeçare mes dy vendeve, mbështetjen e fuqishme të Italisë për rrugën tonë europiane, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar dhe multilateral. U pajtuam që grupet parlamentare për bashkëpunim janë bartëse institucionale të miqësisë dhe inkurajojnë dukshëm bashkëpunimin e përgjithshëm, prandaj mbetemi të fokusuar që ta forcojmë këtë aleancë strategjike dhe ndërinstitucionale me miqtë tanë italianë”, thuhet në njoftimin e Gashit në Facebook.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

VLEN për qytetarët – një hap më afër zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë rajonale

Story i radhës

Paradoks në kujdesin shëndetësor – spitalet nuk kanë pajisje, a pajisjet e shtrenjta nuk përdoren

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë