Një histori e çuditshme vjen nga Kolumbia, ku një grua pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me një fantazme prej 20 vitesh.Gruaja Paola Florez, në një emision televiziv Sin Carreta, që transmetohet në kanalin televiziv shtetëror Canal 1, ka treguar historinë e saj se si nisi marrëdhënia me fantazmën, e arsyet përse ajo vendosi ta braktisë këtë të fundit. E gjitha ka nisur 20 vite më parë, kur një ditë ishte e shtrirë dhe Paola ka ndjerë një dorë që lëvizte nga këmbët e saj në drejtim për tek gjokset e saj.Ajo e përshkruante këtë si një ndjesi të çuditshme, të frikshme.
Që pas kësaj dite, sipas gruas, fantazma filloi të vinte tek ajo për të bërë seks. Ajo e konsideroi veten një person të dashur për partnerin e saj fantazmë, por kjo deri sa arriti t’ia shohë fytyrën e tij të vërtetë.Ajo e përshkruan ish-partnerin e saj tashmë, një burrë të madh, por me kërpudha në fytyrë dhe të qenurit një “gogolë”, ose ndryshe një qenie e frikshme mistike në formën e ujkut. Pas këtij vëzhgimi, Paola Florez iu shpreh partnerit seksual se nuk dëshironte ta shihte më.“Një ditë, teksa po shtrihesha ndjeva një dorë që lëvizi nga këmbët e mia në drejtim të gjokseve. Ishte e çuditshme, ndihesha e frikësuar. Që nga ai momenti, ai filloi të vinte tek unë si një shpirt, për të pasur seks me mua. Isha një partnere shumë e dashur për ‘të, për 20 vite, deri sa i pashë fytyrën. Ai ishte një burrë shumë i madh, po kur arrita ta shoh, ai kishte kërpudha dhe fytyrën e një gogolI. Herën e fundit që e pash fytyrën e tij, ishte dhe atëherë kur nuk kam dashur ta vazhdoj më!”, përmblodhi Paola Florez.
Por nga gjithë kjo ngjarje, është marrë dhe komenti i psikologut Jairo Urbex, i cili beson se rrëfimi i gruas është i besueshëm, e se ajo mund të ketë pasur lidhje me një “inkubus”. Inkubus është një demon mashkull, i cili besohet të kryejë marrëdhënie seksuale me gra të cilat flenë gjumë.
Urbex e shpjegon kështu: “Një inkubus është një entitet demonik, një entitet me nivel të ulët astral dhe ne i përshkruajmë të gjitha ato që duken si krimba, si “dridhje të ulëta. Ata janë të specializuar për të rrëmbyer energjinë e njerëzve”. Shumë njerëz janë shtangur nga kjo histori, duke e komentuar si të frikshme, e po kështu ‘shpirtin’ si jo të shenjtë.
Burimi: botasot.info