Kryengritja e Ilindentit, historianët: Të zbardhet dhe dokumentohet roli i shqiptarëve

min lexim

Në historiografi nuk është zbardhur mjaftueshëm se çfarë përmban opusi faktografik për Kryengritjen e Ilindenit dhe rëndësinë e shqiptarëve në atë periudhë, thekson për TVM 2 Historiani Naser Miftari.

Sipas tij në Kuvendin popullor që do të formohet pas çlirimit të Krushevës nga 60 anëtar 20 ishin shqiptar. Poashtu edhe në Qeverinë e posaformuar të Krushevës e cila numëronte gjashtë antar kishte dy shqiptar.

Gabimi sipas tij ëshrë që nuk është zbardhur sa duhet kjo periudhë, dhe këto emra të figurojnë njëlloj siç përmenden luftëtarët maqedonas.

“Për ti a dhënë ngjyrën e realtë apo të vërtetë asaj periudhe do të ishte mirë aqë ato emra të fugirojnë padyshim jo vetëm të përmenden ato figura, por të shtohet edhe shum më tepër sesa tani edhe në historiagrafinë e përgjitjhsme të familjarëve të këtyre figurave, ku shkuan cka ndodh përderisa sot kemi popullin maqedonas që është krenar me ato figura edhe përmend trashëgmtart e tyre në histori, neve si duket kemi frigë se jo mjaftueshëm kemi materiale po diçka tjetër që le nën hije apo pluhurinë të asaj që është realitet”, u shpreh historiani Naser Miftari.

Mesazhi i kësaj kryengritje ishte se popujt duhet të bashkëpunojnë por parasëgjithash shkenca duhet të mbledh këto informata që të përçohet mesazhi për brezat e rinj.
“Duhet të punohet në vazhdimsi në mënyrë shkencore të mblidhen dhe ta thonë troç gjithë atë që duhet thënë, ajo që sëhtë bërë në të kaluarën e jo sot, të bëjmë historinë vetëm të thuhet e vërteta realiteti dhe prej saj të thuhen porositë prë brezin e ri”, theksoi Miftari.

Kontributi i shqiptarëve për këtë periudhë është i pamohueshëm thekson Miftari, andaj duhet punuar më shumë që të të botohen dokumentet nga kjo periudhë kohore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përplasi për vdekje me skaf në breg të detit fëmijën e mitur, ish-shefi i policisë ishte akuzuar se lejoi kultivimin e kanabisit

Story i radhës

Lewandowski kthehet te Bayerni për lamtumirën: Tani e kam ndërgjegjen e pastër

Të fundit nga